1, 2, 3 | Renditet i treti zhgënjim nga P+ Festival

By

Një prej festivaleve të promovuara gjatë me pompozitet, P+ duket se do mbahet mend më së shumti për asgjë tjetër pos dështimeve në çdo natë të organizimit.

U nis me zhgënjimin nga mos dalja në skenë e Bushidos e vazhdoi mbrëmë me reagimin e ashpër të Dj Sabb i cili akuzonte organizatorët për mos furnizim të gjeneratorit me benzinë.

Për çudi, ky status i rëndë u fshi më pas teksa akterë të afërt me P+ mohuan për Prive.al këtë problem pa dhënë detaje se çka mund ta ketë shtyrë Dj Sabb të thotë ato fjalë, nëse nuk do ishin të vërteta.

Por, një tjetër dështim i P+ duket të mos ketë mundësi të shlyhet sonte, në natën e tretë përmbyllëse të festivalit. Një prej grupeve më të pritura, Jericho, nuk ka performuar siç janë shprehur publikisht në Facebook, për shkak të mos plotësimit të kushteve nga organizatorët.

Ju njoftojme se koncerti eshte anuluar ne moment te fundit!Ju kerkojme ndjese per manipulim me emrin e Jericho’s nga ana e organizatorit! – thuhet mes tjerash në njoftimin publik të anëtarëve të grupit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm