Vdes Hivzi Krasniqi – doajeni i radiogazetarisë kosovare

By

Pas një sëmundjeje të shkurtër, mbrëmë në Prishtinë ka ndërruar jetë Hivzi Krasniqi, njëri prej gazetarëve më të njohur kosovarë. Lamtumira e fundit do t’i jepet në vendlindjen e tij – në Pejë.

Këtë e bëri të ditur këngëtari i muzikës popullore Ramadan Krasniqi, i cili ishte mik i mirë me Hivzi Krasniqin.

“Lamtumirë mjeshtër. Njeriu dhe miku im i jetës Hivzi Krasniqi, do të jetosh në dhejtëra hite këngësh. U prefshë në paqe shpirt i bardhë! Nuk kam koment”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Hivzi Krasniqi, krahas punës si gazetar njihej edhe për shkrimin e teksteve të këngëve të ndryshme. Ai ishte autor i afro 1000 teksteve të këngëve shqipe.

Krasniqi ishte njëri prej pionierëve të radio-gazetarisë shqiptare.

Ai ka punuar në Radio Prishtinë dhe në Radio Televizionin e Kosovës për disa vite.

Për një kohë ishte kryeredaktor në Radio Dukagjini.

Artikuj të ngjashëm