Zbulohet me kë do sjell Gold AG duetin e rradhës

By

Për gati mbi një vit përflitet mundësia e një bashkëpunimi mes Afrim Muqiqit dhe Gold AG.

Dy artistët, këngën e menduar tash e një kohë më në fund kanë vendosur ta konkretizojnë!

Tashmë kur kanë përmbyllur sezonin e mbrëmjeve muzikore, edhe Ariani edhe Afrimi i janë përvishur punës për të finalizuar krijimin muzikor i cili pritet të jetë sukses në vete.

Lajmin se punët kryesore tashmë kanë përfunduar, e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi me Muqiqin ku shprehet: ‘E rexhëm njo’.

Mbetet në pak javë të shihet se cfarë në të vërtetë kanë ‘rexhur’ Goldi dhe Afrimi! /Prive.al/

E REXHËM NJO ?

A post shared by Gold AG (@arianagushi1986) on

Artikuj të ngjashëm