Udhëtimi i parë: Ku po i dërgon Patrisi, Tunën dhe Tianin?!

By

Nga familja më e famshme e momentit, familja Berisha, ka ardhur një foto e re.

Për të parën herë, përtej spitalit, Patrisi, Tuna dhe Tiani kanë pozuar bashkë në atë që duket të jetë udhëtimi i parë.

Patrisi në rolin e shoferit me Tunën dhe djalin prapa nuk ka treguar destinacionin por atë ua zbulojmë ne!

Nga Shkupi ku tashmë kanë përfunduar procedurat e mbajtjes në spital pas lindjes, familja ka marrë rrugë drejt Prishtinës ku do zhvendosen për të jetuar në apartamentin e këngëtares.

Kujtojmë se kryeqyteti i Maqedonisë ishte zgjedhur nga Tuna shkaku i kushteve më të mira dhe simbolikës së lindjes në të njejtin vend me të birin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm