Të papritura nga Sinani

By

Këngë e projekte të shumta kanë pasur mundësi të dëgjojnë publiku. Këngë nga me të ndryshmet do na argëtojnë këto dite vape.

Ndër to që priten të jene hite të kësaj sezone, do të lansohen nesër në kanalin You Tube nga këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu. Këngëtari i ka qëndruar besnik adhuruesve të tij duke përgatitur plot tre projekte për këtë verë.

Massive Production është përkujdesur për realizimin e këtyre krijimeve muzikore teksa Max Production ka vizuelizuar ato.

Prive.al mëson se sot këto këngë do publikohen në CD nga Emra Com ndërsa nesër do të jenë të publikuara në kanalin zyrtar në You Tube. Si duket Sinani s’ka të ndalur më projekte të reja./Prive.al

Artikuj të ngjashëm