Të bëhemi gati për hitin e ri nga Kida!

By

Muaji Dhjetor ishte periudha kur Kida u rikthye me një projekt solo pas suksesit të një prej hiteve më të mëdha të verës – ‘Premtimet’.

Por këngëtarja nuk e ka ndërmend të ndalet dhe pas ‘S’ki ide’ së shpejti do sjell këngën e re.

Këtë e ka paralajmëruar vetë Kida që në një postim në Instagram shihet përkrah Zzap-it teksa punon në studion e On Records. ‘Qëllojani çka … Së shpejti!’ – ka shkruar Orhidea në postimin e saj.

Kujtojmë se në plane ishte dueti i saj me Xhensila Myrtezajn dhe nëse nuk ka ndryshuar ndonjë gjë nga çfarë ishte paraparë, Kida duhet të jetë duke punuar pikërisht në këtë projekt. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm