Shkurte Gashi i përgjigjet Brunos për bashkëpunim…

By

Në edicionin festiv të Shiko Kush Luan, mysafirë ishin artistët e Threedots.

Në mesin e shumë sfidave brenda emisionit, Bruno u detyrua ta kalonte edhe atë të paintball.

Gjatë kësaj loje, këngëtari zbuloi me kë dëshiron të bëjë një bashkëpunim dhe nuk ishte askush tjetër përveç Shkurte Gashit – këngëtarja e cila ka punuar dy herë me Florin.

Dhe nuk vonoi shumë, Shkurta iu përgjigj Brunos.

Këngëtarja postoi një pjesë të shkurtër nga videoja ku Bruno shihet teksa gjuan mbi fotografinë e saj dhe shkroi: “Me shumë kënaqësi dhe unë”, duke etiketuar edhe artistin.

Mbase gjatë këtij viti do të kemi një bashkëpunim nga dyshja të cilët shprehën dëshirë të punojnë së bashku për një projekt muzikor./Prive.al

Artikuj të ngjashëm