Rita Ora takohet me Ava Max

By

Këngëtarja e njohur me prejardhje kosovare, Rita Ora, është takuar me këngëtaren e njohur me prejardhje nga Elbasani, Ava Max.

Shqiptaret e njohura u takuan në kuadër të koncertit të përbashkët që patën në stadium Wembley të Britanisë së Madhe.

Të dyja këngëtaret në rrjetin social Instagram publikuan një video ku shihen duke e përqafuar njëra-tjetrën.

Radioja britanike, Capital London, organizoi një koncert ku ishin të ftuara të dyja shqiptaret që të performonin aty para publikut.

Në këtë koncert performuan edhe këngëtar tjerë të njohur si Anne Marie, Calvin Harris, Maroon 5 dhe shumë artistë të tjerë.

Artikuj të ngjashëm