Rinor Sopjani debuton me ‘Lamtumirë’

By

Mori vëmendjen e publikut rreth tre vite më parë me pjesëmarrjen në ‘The Voice of Albania’.

Më pas, Rinor Sopjani vazhdoi duke sjellur në versionin e tij këngë të ndryshme shqiptare e duket që më në fund, kushtet ishin pjekur për të debutuar solo.

Këngëtari në fjalë, ka publikuar dje projektin e parë të titulluar ‘Lamtumirë’ në realizimin e së cilit ka ‘dorë’ Vig Poppa në tekst, nën vulën e Str8 Dope Entertainment e Cekic dhe Gëzim Lazri për melodinë e këngës.

Me një identitet unik në skenën muzikore, Rinori me nofkën artistike Rino duket që në çështje kohe do zë vend në skenën muzikore shqiptare si artist i veçantë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm