Prisni prisni! Anxhelina po i kthehet muzikës?

By

Këngëtarja simpatike e cila vite më parë ka lansuar projektin muzikor Kopje pa kuptim, si duket ka mall për dashurinë e vjetër, muzikën.

Anxhelina Hadergjonaj e cila ka disa vite larg Shqipërisë e si duket po e mendon kthimin në muzikë.

Të paktën kështu ka lënë të nënkuptohet një postim në rrjetin social Instagram.

Kompozitori dhe këngëtari Kledi Bahiti, postoi një foto në Instastory të Instagramit, ku shihet Anxhelina në studio afër mikrofonit.

“Na ka ardhë një kanarinë në studio.” – shkruan ai, e të gjitha shenjat tregojnë që ajo po përgatitet për një projekt muzikor të ri. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm