Pas Florit e Majkit, Ghetto Geasy po sjellë këngë me një tjetër mashkull të njohur

By

Pati sukses të jashtëzakonshëm me Flori Mumajesin e më pas edhe me Majkin, por Ghetto Geasy nuk po e lë me kaq.

Prive ka mësuar se reperi i cili është lider në Babastars, po sjellë këngë me Brunon – artisti i cili është pjesë e Threedots tash e disa vite.

Akoma nuk janë zbuluar detajet e këngës apo datës së publikimit por ajo që ka rëndësi është se dyshja tashmë e kanë planifikuar duetin i cili padyshim se do të jetë edhe një hit më tepër.

Të dyja projektet ‘Dashni’ me Florin e ‘Paris Milano’ me Majkin kanë arritur miliona klikime në youtube për një kohë shumë të shkurtër duke u shëndrruar në mega-hite./Prive.al

Artikuj të ngjashëm