Nuk ka më dilema: Ledri Vula zyrtarizon duetin me Elvanën

By

Disa foto të këngëtares Elvana Gjata, veshur në të kuqe nga Italia ishin sinjalet e para për një projekt të ri muzikor.

Më pas, Prive.al zbuloi për të parën herë se bëhet fjalë për duetin me Ledri Vulën i cili tashmë është zyrtarizuar.

Ka qenë vetë reperi ai që përmes një fotografie të përbashkët me Elvanën ka bërë zyrtarizimin e këngës që do quhet ‘Mike’.

Ky projekt nuk ka akoma një datë publikimi por besohet që do publikohet shumë shpejt, pas një pritjeje mbi dy vjeçare prej momentit të parë kur u përmend idea e një bashkëpunimi mes dyshes.

Një bashkim i tillë forcash do jetë hit i paparë. /Prive.al

#mike

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Artikuj të ngjashëm