Nora e Era Istrefi po sjellin bashkëpunim, por si e zgjodhën këngën “Nuk e di?”

By

Dy motrat e famshme kosovare, Nora dhe Era Istrefi
po sjellin një bashkëpunim për herë të parë.

Dyshja ka kohë që e kanë premtuar një këngë së
bashku, ndërsa tani i erdhi momenti. Xhirimet e klipit të tyre të ri kanë përfunduar,
ndërsa javën që lamë pas në Prive, Era ka folur për detajet e projektit.

Si erdhi te bashkëpunimi me Norën?

“Vitin e kaluar me Klajdi Lupën e kemi punuar këngën.
Klajdi është shqiptar që jeton në Shqipëri. E kemi pasur një kimi të mirë në
studio. Nora e ka dëgjuar dhe i ka pëlqyer më së shumti nga këngët e mia dhe i
kam thënë “hajde gjuaju”, meqë po të pëlqen kaq shumë”, ka thënë
Era.

Kënga e tyre quhet “Nuk e di”, ndërsa publikohet në fund të muajit mars. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm