Njoftohuni me filmat më të mirë që do vinë këtë verë

By

Pas një dite vape në punë, në plazh apo në pishinë mbrëmja ka lezet kur uleni për të parë një film të mirë. Me familje, me shoqëri apo edhe një mbrëmje romantike nën shoqërinë e një filmi, është nganjëherë e gjitha çka kemi nevojë.

E vera e këtij viti premton filma shumë të mirë. Disa nga filmat që entuziastët e kinematografisë mezi po i presin janë këta:

Once upon a time in Hollywood

Në vitin 1969 në Hollywood, Los Angeles kur gjithçka po ndryshonte, ylli i televizionit Rick Dalton dhe partneri i tij që një kohë të gjatë, mundohen të depërtojnë në një industri që nuk e njohin më. Ky film paraqet momentet finale të epokës së artë të Hollywood-it. Filmi do të publikohet 26 korrik.

 

Toy Story 4

Baz Vitdrita u paraqit së pari në vitin 1995. Tani gati 25 vjet më vonë, publikimi i filmit të katërt Toy Story është afër. Filmi do të jetë në ekranet e kinemave me 21 qershor.

Yesterday

Ky film po parashikohet të jetë njëri ndër filmat më të mirë britanik. Këngëtari i famshëm botëror Ed Sheeran pritet të jetë në film, e ndoshta edhe kjo është njëra ndër arsyet që ky film po premton shumë. Filmi publikohet me 28 qershor.

Spider Man – Far from home

E kush nga ne është rritur e nuk e ka ndjekur Spider man dhe mos ta kishte idol fëmijërie? Deri tani nuk dihen detaje se cfarë do të ndodhë. Por e dimë që Parker (Spider man) shkon në një udhëtim shkolle me shokë në Evropë. Derisa ai është atje i duhet të luftojë me humanoid ekstradimensional që quhen Elementale. Filmi do të publikohet me 5 korrik.

Lion King

Pa dyshim që njëri nga filmat që mbajmë mend nga fëmijëria është Mbreti Luan. Ai momenti kur Skar vret të vëllain i cili është babai i Simbës? Epo të gjithë kemi qarë.  Filmi vje me një format ndryshe po me historinë e njëjtë. Po ashtu është muzika e famshme e Elton John nuk është hequr nga filmi. Ky do të publikohet me 19 korrik. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm