Enca befason përsëri me postimet e fundit në Snapchat (FOTO)

By

Këngëtarja Enca përkundër aktiviteteve të shumta muzikore përsëri kalon kohë të madhe nëpër rrjete sociale nga ku gjen mënyra të ndryshme për të na provokuar.

Jo rrallë herë ajo bën gjëra të tilla pasi postimet e saj janë të shumta në numër por këto të fundit në Snapchat ishin tejet interesante.

Ajo zgjodhi të publikojë dy fotografi njëra pas tjetrës ku tek fotografia e parë shihej një banane teksa këngëtarja e përshkruante si frutin e preferuar ndërsa tek e dyta një brokoli duke e përshkruar atë si perimen e preferuar.

E ‘mendjet e kqia’ menjëherë aludojnë në gjërat e pista, pasi që të dyja këto fruta kanë pamjen e organeve gjenitale të meshkujve dhe na bën të mendojmë qe edhe ajo i ka publikuar me një qëllim të tillë.

Se a ishte pikërisht ky qëllimi i këtyre postimeve apo vetëm ishte çështje rastësie që dy frutat e preferuar të saj të jenë të njejta me diçka krejtësisht tjetër kjo gjë do të mbetet në ndërgjegjen e këngëtares. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm