Në sezonin e ri apo jo? Xhemi Shehu zbulon të ardhmen e Florjan Binajt në ‘Portokalli’

By

Shumë është përfolur për të ardhmen e Florjan Binajt në ‘Portokalli’.

Emri i aktorit të njohur, prej më të preferuarve në spektaklin e humorit u lakua se nuk do të jetë më në spektakël nga sezoni i ri.

Shkas për këtë u bë edhe mungesa e tij në turin veror  të spektalit të humorit por duket se Flori është rikonfirmuar edhe për një sezon.

Kjo të paktën nga postimet e prezantueses Xhemi Shehu në Instagram.

Ajo ka ndarë sekuenca të ‘Atentateve’ të ‘Portokalli’ bashkë me Florin nën mbishkrimin: ‘Së shpejti’.

Kujtojmë se pak ditë më parë, nga ‘Portokali’ pas dy sezonesh dhe bumit të famës, u largua Olsi Bylyku – Kimikati. /Prive.al

View this post on Instagram

#atentate #PORTOKALLI #comingsoon ??

A post shared by Xhemi Shehu (@xhemishehu_) on

Artikuj të ngjashëm