NDODHI: Flori, Bruno e Klajdi i thyejnë xhamat në Klan Kosova (VIDEO)

By

Keni dëgjuar ndonjëherë të thonë aq atmosferë ishte sa u thyen dhe xhamat?

Epo, aq atmosferë ishte në Klan Kosova sa Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno, kanë thyer xhamat që janë pjesë e skenografisë në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova.

Gjatë mbrëmjes festive të 1 Janarit, ata kanë ndezur publikun prezent me interpretimin e këngës Nallane dhe në një moment, nga kërcimi i tepërt Bruno ka thyer njërin xham.

S’ka gjë Bruno, e rregullojmë! Shpresojmë të na sjelli fat… /Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=oxcSYNBkuho

Artikuj të ngjashëm