Ndjekësja i kritikon hundën, Emina Cunmulaj nuk heziton t’i përgjigjet (FOTO)

By

Emina Çunmulaj, si njëra nga fytyrat publike që është tejet aktive në rrjetet sociale, shpesh është përfshirë në polemika me ndjekësit e saj në Instagram.

Modelja e famshme, e cila po ashtu shquhet për bukuri natyrale, ka pasur replika me një komentuese, e cila e ka përqeshur hundën e saj.

“Qyqja bre cikë, të rujtë zoti ca hunde ke”, i shkruante vajza në fjalë.

“Siç ma ka falë zoti, nuk jemi të gjithë perfekt. Ishalla ti je e kënaqur me hundën tënde sikur unë me timen. Eh, sa më e madhe hunda më kollaj merret frymë”, i është përgjigjur Emina komentueses. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm