Liberta dhe Alaudini vizitojnë muzen më të madh të gadishullit arab

By

Prezantuesja e Prive, Liberta Spahiu dhe prezantuesi i emisionit N’drrimi i Natës, njëkohësisht edhe Drejtori i Programit të plaftormës Art Motion, Alaudin Hamiti, aktualisht gjenden me pushime në Dubai, të shoqëruar edhe nga bashkëshortja e Alaudinit, Yllka.

Ata sot kanë vizituar ‘Louvre Abu Dhabi’ – një muze i artit dhe qytetërimit, i vendosur në Abhu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Muzeu është themeluar më 8 nëntor 2017. Ai është pjesë e një marrëveshje 30 vjeçare midis qytetit të Abu Dhabi dhe qeverisë franceze.

Muzu është afërsisht 24 mijë  metra katrorë, duke u bërë kështu muzeu më i madh i artit në gadishullin arab.

Më poshtë disa fotografi të Libertës dhe Alaudinit teksa kanë bërë vizitën e tyre në këtë muze./Prive.al

Artikuj të ngjashëm