Labinot Tahiri mysafir tek motra: Ja si këndojnë së bashku dyshja (VIDEO)

By

Këngëtari i famshëm Labinot Tahiri padyshim se është njëri prej këngëtarëve më të mirë në vendin tonë.

Përveç talentit në muzikë atij nuk i mungon as ana humane gjë që ka bërë që të shndërrohet në njërin prej personazheve më të dashura tek ne.

Mes angazhimeve të shumta këngëtarin e shohim shpeshherë edhe në diasporë ku pothuajse çdo javë është pjesë e ndonjë mbrëmje muzikore.

E përveç punës , me Europën artistin e lidh edhe familja pasi që motra e madhe e tij Saranda jeton në Gjermani e vizitat tek ajo natyrisht se nuk mungojnë.

Njejt ndodhi edhe dje teksa artisti përmes një transmetimi direkt në Facebook u pa në vizitë tek e motra teksa duke mos hezituar edhe të këndojnë disa këngë së bashku pasi që vite më parë profesionin e këngëtares e kishte ushtruar edhe motra e tij.

Edhe pse tashmë janë bërë shumë vite që ajo nuk është aktive në profesion zëri i saj është po i njejti teksa i befasuar mbetet edhe Labi i cili e komplimentoi disa herë motrën. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm