Kush mungoi në këngën e fundvitit të Top Channel?

By

Top Channel ka publikuar mbrëmjen e sotme këngën e fundvitit, ashtu siç e ka traditë.

Autorët kanë zgjedhur këngën “Lule”, kënduar në variantin e saj të parë nga Frederik Ndoci, i cili gjithashtu është përfshirë edhe në këtë klip.

Siç ndodh gjithmonë, figurat e Topit këndojnë nga një pjesë të këngës.

Në video shihen; Genta Popa, Monika Stafa, Arbana Osmani, Eno Popi , Luana Vjollca, Albana Osmani, Alaban Dudushi, Filip Cakuli, apo më të rinjtë në këtë ekran, si Flori Gjini, Oriela Nebiaj, Stela Kotri, Klea Huta, Oriela Çano Kosho etj.

Ajo që bie në sy në këtë videoklip, ndryshe nga herët e tjera është mungesa e Ledion Liços. Nuk dihet arsyeja se përse këtë vit Liço ka munguar në urimin e fundvitit.

Artikuj të ngjashëm