Kur Qumili bënte humor me emra të njohur të estradës (VIDEO)

By

Emri i tij i mbijetoi gjenerata e gjeneratave, madje edhe humori i tij vazhdon të pëlqehet brez pas brezi.

Është Sevdai Radogoshi, artist shumë i dashur i publikut shqiptar i cili vite e vite punoi dhe solli projektet e tij humoristike të cilat ishin shumë të dashura dhe vazhdojnë të kujtohen edhe sot me shumë nostalgji

Rrallë herë përmendej emri i tij i vërtetë duke u zëvendësuar kështu me ata skenik të skeqeve të tij si, Qumili, Gipa,Uka, Zybaja, Puca e shumë të tjerë.

Një tjetër karakteristikë e tij është bashkëpunimi dhe raporti i mirë me shumë kolegë të tij dhe artist të skenës shqiptare.

Një gjë të tillë e dëshmon edhe kjo video nga projektet e tij të zakonshme me rastin e festes së    “8Marsit”.

Qumili shfaqët në rrolin e mësuesës, një rrol ky shumë i pëlqyer derisa nxënës të saj janë emra të njohur  të skenës si  Besim Dina, Edona Llalloshi, Elida Shasivari, Adelina Ismaili dhe shumë të tjerë.

Ju që keni nostalgji për videokasetat e 8Marsit dhe humorin e Qumilit shijojeni këtë video sjellur nga prive.al

Artikuj të ngjashëm