Gent Fatali sërish pjesë e projekteve të Samantës

By

Befasishëm, pak edhe përtej pritshmërive të përgjithshme, Samanta Karavella dhe Gent Fatali dominuan verën me ‘Na e dina’.

Kënga e artistëve të Max u shndërrua në një hit të pakontestueshëm i cili edhe i solli dyshes koncerte të shumta të përbashkëta.

Por, duket se si ekip i ëndrrave që janë koordinuar shumë mirë mes vete, Genti e Samanta po vazhdojnë bashkëpunimin brenda familjes, megjithëse jo në duet.

‘Dora’ e Gentit do jetë edhe në këngën e re të Samantës që do publikohet së shpejti me tekstin e shkruar nga reperi në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria teksa kënga mban vulën e Alandyt.

‘Si ai’ pritet të lançohet brenda pak ditëve. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=YD2fzfa1mT4

Artikuj të ngjashëm