Flori ka arkiv me zërat bruto të këngëtarëve!  (Foto)

By

Këngëtari dhe producenti, Flori Mumajesi është shumë aktiv në rrjete sociale. Para pak minutash këngëtari i ‘Ku gabuam’ ka bërë ironi me një imazh që ka publikuar.

Në fotografinë ku shihet disa ‘dokumente’ muzikore ku janë të arkivuar zërat e këngëtarëve të cilët kanë regjistruar në studion e Florit që nga 2007-ta.

“Një arkiv me shumë zëra këngëtarësh bruto që nga viti 2007… po i bëj Delete më mirë” – ka shkruar Mumajesi përkrah imazhit duke aluduar që këngëtarët tanë jo të gjithë janë të mirë vokalisht kur shkojnë në studio.

Një gjë e tillë përflitet shumë në medie e publik me thënien që “Muzika më shumë shikohet se sa dëgjohet” .

flori zerat

Artikuj të ngjashëm