Fero deklaron se u nda nga Arbenita, modelja bllokon komentet në Instagram!

By

Sot në mëngjes fansat e reperit
Fero u zgjuan me një mesazh nga reperi!

“Sapo u zgjova këtë mëngjes. Përshëndetje
zonja, nga sot e tutja jam single”, ka rrëfyer reperi, i cili po ashtu i
ka larguar fotografitë me të dashurën e tij Arbenita Ismajlin nga Instagrami.

Ky mesazh i çuditshëm nga reperi,
vjen pak ditë pasi ai i uroi asaj ditëlindjen, ndërsa në anën tjetër, Arbenita
i ka ende imazhet me Feron në Instagram.

E tëra që ka bërë ajo, është t’i
bllokojë komentet në fotografitë bashkë me reperin, ndërsa nuk ka dhënë asnjë
lloj deklarate sic ka bërë ish i dashuri i saj, nëse ndarjen mund ta marrim të
konfirmuar vetëm nga deklaratat e Feros.

Në anën tjetër, reperi është në prag të publikimit të videoklipit të ri, lansimin e të cilit po e prolongon që dy herë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm