Edhe publikisht: Enca Haxhia e poston “marijuanën” në Instagram

By

Në repertorin e saj ka një këngë që i kushtohet “barit” siç i thuhet në slangun e gjuhës shqipe.

Këngëtarja Enca Haxhia, nuk mund të thuhet se s’është adhuruese e marijuanës, ose të paktën ashtu lë të nënkuptohet në vargjet e asaj kënge e edhe me postimin e fundit që ka bërë në Instagram.

Haxhia që u përfol jashtëzakonisht shumë këto ditë për performancën e saj në klipin e këngës “Dua”, derisa po kalonte ca orë të mira tek parukieri duke punuar në stilimin e flokëve të saj, e ka dredhur edhe një cigare “bari” dhe më pas, edhe në Instagram e ka publikuar sasinë e narkotikut bruto, ende të pa tymosur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm