E frikësuar por e bën! Rita Ora kërcen nga jahti prej një lartësie të dukshme (VIDEO)

By

Derisa ndodhet me nënën e saj në pushime në Sardenje të Italisë, ajo e ka kaluar ditën duke u argëtuar në një jaht luksoz.

Rita Ora që po dukej për mrekulli në një palë rroba banje të ngjitura, ka dëshmuar shpesh herë se i ka qejf aventurat e ujit dhe të tillë e pati ditën edhe në Itali.

Ajo ka kërcyer nga jahti direkt e në det, por para se të kërcente dukej shumë e frikësuar nga lartësia.

Megjithatë, prapa kishte një zë që gjatë tërë kohës i thoshte: kërce, kërceee! Dhe ajo e bëri!

Duke mbyllur hundën, Rita ka kërcyer në det dhe kërcimin e ka dokumentuar përmes një videoje në Instagram të cilën e sjellë Prive! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm