Çfarë festoi Labinot Tahiri me Nexhmije Pagarushën?

By

Gjatë ditës së sotme, Parlamenti Europian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Eurodeputët kanë votuar me 420 vota pro,  186 kanë qenë kundër, ndërsa 22 kanë abstenuar.

Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Këtij lajmi iu gëzuan kosovarët, por Labi e festoi me ‘bilbilin e Kosovës’, Nexhmije Pagarushën, të cilës i shkoi në shtëpi.

Këngëtari/Deputeti postoi një fotografi në instastory, për ta dëshmuar vizitën e tij tek ikona e shqiptarisë.

Kujtojmë që Nexhmija kohëve të fundit pati një incident me ç’rast ishte e detyruar të shtrihej në spital.

Asaj i ra dollapi i shtëpisë duke e lënduar atë por për fat ajo është në gjendje të mirë shëndetesore dhe po e kremton lajmin e mirë për Kosovën./Prive.al

Artikuj të ngjashëm