Çfarë dëshiron Emina t’i bëhet vajza kur të rritet ?!

By

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj pak ditë më parë u kuptua se është shtatzënë.

Emina bashkë me burrin e saj Sam Nazarian, presin të bëhen prindër të një vajze. E në këtë periudhë kur pret të bëhet nënë, modelja duket se është shndërruar në nostalgjike duke u rikthyer në kohë.

Ajo ka rikujtuar se ka punuar për 15 vite rresht që t’i plotësojë ëndrrat e saj dhe se tani ndihet krenare dhe e lumtur për arritjet falë fuqisë dhe përkrahjes së prindërve.

Duket se modelja njejtë do veprojë edhe me të bijën në mënyrë që siç është shprehur ‘ajo të ndjekë hapat e nënës në pasarela të modës për Roberto Cavalllin’.

Zakonisht, prindërit i dëshirojnë fëmijës të ardhmen e një doktori, por kjo nuk vlen për Eminan. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm