Orinda Huta me këngë nga Aida dhe Armendi ?!

By

Orinda Huta duket se paralelisht me punën në televizion si prezantuese nuk po e lë anash as muzikën.

Këngëtarja ka nisur punën për projektin e saj të ri në bazë të një postimi në Instagram. Ajo që bie në sy është dyshja me të cilët ka vendosur të bashkëpunojë.

Krijuesit e shumë hiteve, Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi janë emrat që me gjasë do punojnë në këngën e re të Orindës në studion e Big Bang.

Këngëtarja pati zgjedhur Aidën dhe Armendin edhe nëntë vite më parë për realizimin e ‘Nisu arratisu’, krijimi muzikor konkurrues në ‘Kënga Magjike’ që atëbotë u pëlqye mjaft shumë.

Mbetet të shihet javëve në vijim se çfarë saktësisht do sjell Orinda me dyshen që është distancuar paksa kohëve të fundit nga skena muzikore. /Prive.al/

https://instagram.com/p/9BuzfZgM1W/

Artikuj të ngjashëm