BOOM! Bukuroshja e njohur, protagoniste e klipit të Bleros

By

Pa shumë zhurmë, këngëtari Blero Muharremi befasishëm do të publikojë këngën e re ‘Rren’ në ora 14:00.

Por në të, ndryshe prej herave të tjera ku këngëtari shfaqet në videoklipe i rrethuar nga përplot femra, ai nuk do të dalë fare.

Rradhën Blero ia ka lënë një prej femrave më të bukura shqiptare, Zaimina Vasjarit e cila super e nxehtë, do jetë protagoniste e videoklipit të ‘Rren’.

Këngëtarja që sapo doli nga një lidhje e gjatë duket se rikthimin në skenë do ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u shfaqur bombastike tek projekti i mikut të saj me të cilin ka histori të gjatë bashkëpunimi në karrierë.

Në bazë të fotos së parë të ndarë nga Zaimina në Instagram, sipas gjasave kemi për të parë shumë në videoklip brenda pak orësh. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm