Blero e Afrona vazhdojnë dramat, ndahen sërish

By

Që kur janë fejuar, krizat në mes tyre kanë qenë tejet të shpeshta.

Ndarje e ribashkime, fshirje nga instagramat e deklarata thumbuese, e kanë karakterizuar lidhjen e këngëtarit Blero Muharremi me modelen Afrona Dika.

Dyshja që u fejuan në edicionin festiv të Prive në vitin 2016-të, shpesh kanë pasur krizë në lidhje e cila ka përfunduar me ndarje, por me rikthim në krahët e njëri tjetrit në një kohë të shkurtër.

Se çfarë ka ndodhur tani, nuk dihet por është Afrona ajo që ka publikuar në Instagram një deklaratë ku thotë, “se në jetë nuk i duhet askush”.

Më pas, me një kërkim të thjeshtë Prive zbuloi se Blero e Afrona nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram, e ajo i ka fshirë të gjitha fotografitë me këngëtarin edhe ato nga pushimet e fundit në Marok, por në anën tjetër Blero e ka Afronën ende pjesë të galerisë së tij me fotografi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm