Bebja mbretërore erdhi në jetë dhe ja kur do ta takojmë ne

By

Lajmi që Dukesha Meghan Markle dhe Princi Harry u bënë me djalë mori dhenë sot pasdite dhe ne po presim ta kuptojmë emrin e bebes dhe ta shohim foton e parë të vogëlushit.

Princi Harry dha intervistën e parë pak pas lindjes së të birit dhe sa se çifti ende po mendojnë për emër. “Bebja lindi më vonë se që e menduam kështu që ne kemi pasur kohë të mendojmë për emër. Ky është hapi i radhës.” – tha ai për përzgjedhjen e emrit, raporton BBC.

Princi shtoi që do ta prezantojnë të birin e tyre shumë shpejtë. Ai tha: “Mendojmë që do të ju takojmë pas dy ditësh ashtu siç ishte planifikuar, si familje. Ju të gjithë ju do ta shihni beben.”

Ai është shumë i entuziazmuar që u bë baba dhe shumë mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen e kombit të tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm