Këngëtari i preferuar i gjithë botës, theu krahun: Gjendja e tij jo e mirë (FOTO)

By

Zëri i Ed Sheeran, mund të dëgjohej ngado. Mjaftonte ta lëshoje radion, e të dëgjoje këngë pas kënge e në atë mes, s’kishte se si të mos ishte “Shape of you”.

Ed mori zemrat e miliarda njerëzve në botë me atë këngë, po aq ritimike sa është edhe seksi.

Nëpër ndeja vallëzohej me të, çiftet e këndonin ngado d me dhjetëra artistë i bënë një cover.

E pas krejt këtij suksesi, s’kishte se si të mos i ndillej pak fat i keq. Ylli botëror i pop muzikës, e ka thyer krahun e tij të djathtë, pak para se të niste një turne nëpër botë.

“Pata një aksident me biçikletë”, ka shkruar ai në faqen e tij në Instagram, duke publikuar edhe një fotografi të dorës së tij në gips e fasho. /Prive.al

Ed Sheeran's arm

Artikuj të ngjashëm