Bebe Rexha sapo publikoi insertin nga klipi i ri dhe është elektrizues (VIDEO)

By

Kënga e saj “I’m a mess” që u lansua ditë më parë në Spotify e platforma të tjera vetëm në versionin audio, tani do të ketë një video.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, sapo ka publikuar insertin e klipit të saj të ri dhe është krejtësisht elektrizues.

Shumë energjike dhe tejet origjinale, Rexha ka publikuar në Instagram një pjesë të kësaj videoje, e cila pritet të lansohet këtë të enjte.

“I’m a mess”, është një këngë për të cilën Rexha ka thënë se ka elemente nga personaliteti i saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm