Aleksandër Gjoka prezanton gruan dhe fëmijët, foto e rrallë familjare

By

Zëri i tij ka për të ngelur gjithnjë në kujtesën e shqiptarëve.

Aleksandër Gjoka, na ka falur këngë aq të bukura e ikonike, sa do të mbetet i paharrueshëm. Por një personalitet i tillë, shumë i dashur për publikun, pak ka prezantuar nga jeta e tij private në opinion.

Duke zgjedhur të depërtojë vetëm me artin e tij duke mos u bërë pjesë e shoubizit, Gjoka e ka mbajtur edhe familjen larg syrit të mediave e rrjeteve sociale.

Por ja ku vjen një fotografi e rrallë e familjes së tij, e publikuar në Instagram nga vet rok artisti.

Familja e Aleksandrit në 98′ nisën të jetojnë në Itali ndërsa këngëtari vazhdoi të qëndrojë në Tiranë, por marrëdhënia e çiftit nuk u ndërpre kurrë.

Përderisa familja e tij ka ardhur këtë verë për të vizituar vendin, si rrallëherë këngëtari ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet bashkëshortja e tij, vajza dhe djali. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm