Albatrit Muqiqi bëhet baba – Egzona solli në jetë binjakët dhe ja si ua vunë emrat

By

Baba për të dytën herë apo tre herë baba?

Këngëtari i njohur kosovar Albatrit Muqiqi, është bërë sërish baba pasi që gruaja e tij Egzona Muqiqi, solli në jetë binjakët.

Çifti e kishin bërë publike shtatzëninë ndërsa po ashtu kishin treguar se po prisnin t’iu vinin në jetë jo një, por dy bebe.

Dhe dita e suhmëpritur nga familja Muqiqi erdhi. Egzona solli në jetë binjakët ndërsa lajmin e ka dhënë vet Albatriti përmes profilit të tij në Instagram.

“Sot eshte dita me e lumtur në botë për mua, na gëzoj zoti me një djalë dhe vajzë , falenderimi i takon vetem Allahut☝🏼 , paqi shendetin e gjithë botës zemrat e mija Elia dhe Erald”, ka shkruar Muqiqi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm