Afrona vazhdon ‘shpalosjen’ e fotografive profesionale të realizuara së fundmi! (FOTO)

By

Bloggerja e njohur shqiptare me vendbanim në Zvicërr, Afrona Dika, me të ardhur në vendlindje shfrytëzoi rastin për një set fotografik.

E mu për këtë qëllim ajo u drejtua tek fotografi Agon Gjinofci me të cilin duket se u nda mjaft e kënaqur pasi që fotografitë e fundit të lënë me gojën hapur.

Përpos këtij set fotografik Afrona së fundmi pushtoi mediat edhe për fejesën me të dashurin e saj Blero me të cilin ka kohë që është në lidhje.

Saga e vëmendjes së madhe për të nuk mbaron me kaq pasi intervista 60 sekondshe e Privesë mori një deklaratë ‘Bombë’ nga Afrona për Teuta Krasniqin dikur bashkëshorten e të fejuarit të saj aktual ku tha se ‘Teuta është shumë zemër’.

Raportet mes tyre nuk mbetën me aq pasi ato e çuan në një tjetër nivel filluan edhe ndjekjet e tyre ndaj njëra tjetrës në rrjetin social Instagram veprim ky i cili la shumëkë të habitur.

Ditët në vazhdim do të na tregojnë nëse do të ketë lëvizje të reja në këtë drejtim. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm