Katër vite e gjysmë pas largimit, Sokol Balla rikthehet në Top Channel.
Ajo që përflitej prej disa javësh është zyrtarizuar nga vet Balla përmes një postimi në rrjetin social Tëitter.
Ai ka deklaruar se po kthehet aty ku doli në 31 dhjetor 2017.
Sot ne 1 mars 2022, futem ne nje dere nga dola ne 31 dhjetor 2017. Shihemi se shpejti #topchannel pic.twitter.com/itekR1s9Cj
— Sokol Balla (@sokolballa) March 1, 2022
Atëbotë ai ishe ndarë me sherr me pronaren e Top Channel, Vjollca Hoxhën teksa televizioni indirekt me një reagim të shpërndarë deklaronte pas shkarkimit se “nuk u shemb Roma se iku Koli”.
Kur kjo e fundit kumtoi lajmin e largimit të Blushit nga Top Channel dhjetorin që lamë pas, Sokol Balla e konsideroi këtë si “karma”. Por, akujt duket të jenë shkrirë shpejt, fjalët e dikurshme të jenë përtypur.
Kjo lëvizje sigurisht do ta penalizojë Eni Vasilin, prezantuesja e cila thënë të drejtën, arriti të ketë një debat goxha të ndjekur politik në Top Channel falë aktualitetit dhe panelit të mysafirëve që dikur nuk shkelnin në Top.
Mbetet të shihet se në cilin ekran do të ‘shtegtojë’ Vasili tashmë kur për të, një vend në Top Channel nuk ka më! /Prive.al