Zyrtare: Në gjuhën gjermane, Loredana Zefi konfirmon shtatzëninë me Mozzik

By

Të lumtur, shumë të dashuruar dhe në maja të suksesit së bashku, dyshja e famshme Mozzik dhe Loredana Zefi, janë shndërruar në një tandem të pandashëm.

Ka muaj e muaj që Prive ka raportuar për shtatzëninë e vajzës që u bë e famshme si e dashura e Mozzik e më pas, edhe si emër i ri i muzikës.

Por gjatë tërë këtyre muajve përpëlitje për t’i hedhur dritë këtij “thashetheme”, ishte thuajse e pamundur të zbulohej diçka nga vet çifti.

Ndonëse burime të Prive e kishin konfirmuar moti kohë këtë punë, ishte koha të prisnim ciftitn të deklaroheshin por ata zgjodhën heshtjen.

Në klipin e tyre të fundit “Bonnie and Clyde”, Loredana dha ca shenja që është shtatzënë, megjithatë edhe e fshehu mirë barkun e fryrë.

Por shkas për të treguar se po presin një bebe, u bë ditëlindja e njëzetetretë e Mozzik dhe në urim Loredana s’kishte si të mos e përfshinte vogëlushin!

“Urime ditëlindjen Mozzik, përveç se që je burri im je edhe shoku im më i mirë. Tek çdo qenie njerëzore dua të ndryshoj diçka, por tek ty asgjë sepse për mua tashmë je tejet perfekt. Ne do të presim shumë gjëra në jetë dhe ai, është tashmë shumë afër. Ti e di për çfarë e kam fjalën”, ka shkruar këngëtarja në gjermanisht, derisa mes rreshtash ne e kuptuam se bebja po vjen në jetë dhe madje shumë shpejtë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm