Zi për Afërditën, i vdes personi më i afërt i familjes (FOTO)

By

Fytyrën e saj të bukur e gjithnjë të buzëqeshur, këtë të marte e kaploi mërzia.

Këngëtares kosovare Afërdita Dreshaj, një person i familjes e shumë i dashur për të, i ka shkuar në amshim.

Afërdita e ka humbur gjyshen dhe pikëllimin për këtë e ka shprehur përmes rrjeteve sociale, duke i njoftuar edhe fansat e saj.

Meqë ajo ishte e lidhur me gjyshen, fjalët që ka zgjedhur janë shumë të ndjeshme dhe plot emocion.

“Gjyshja ime, e shtrenjta ime, e forta, zemra ma e madhe, më le e ike. u prehsh në paqe”, ka shkruar Afërdita.

Dreshaj këto ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara, ku nuk po punon për projekte të reja, por këto ditë po i kalon si në pushime, e shoqëruar gjithmonë nga i dashuri i saj Jakub, apo nga motra Jehona. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm