Raporti i tyre është një ‘love n hate’.
Dikur kishin një raport armiqësor dhe më pas hatërmbetjet e ofendimet i mori era dhe Noizy me Dafina Zeqirin u bënë miq të mirë duke sjellë projektin ‘A don love’.
Megjithatë, dyshja i prishën raportet sërish dhe për një kohë u hoqën edhe nga rrjetet sociale.
Por, nga ky aspekt duket të ketë zhvillime të reja.
Sipas të gjitha gjasave, Noizy dhe Dafina janë pajtuar sërish së fundmi. Dy artistët kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram si shenjë e zbutjes së tensioneve. /Prive.al