Zhduket aktori i njohur

By

Aktori britanik Julian Sands është raportuar i zhdukur pasi shkoi në shëtitje në malet në veri të Los Angeles.

Ai u zhduk të premten e kaluar në zonën Baldy Bowl gjatë motit të ligë në malet San Gabriel, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Policia tha se ekipet e shpëtimit në tokë braktisën kërkimin e tyre në fundjavë për shkak të rreziqeve të ortekëve, por po vazhdonte me dron dhe helikopter.

Sands, 65 vjeç, është i njohur për rolet në filma të njohur dhe drama televizive, duke përfshirë A Room With A View, 24 dhe Smallville.

Departamenti i Sherifit të Qarkut San Bernardino tha se kur kushtet të ishin më të sigurta për ekuipazhet e shpëtimit, ata do të rifillonin kërkimin.

Ai tha se i ishte përgjigjur 14 thirrjeve në malin San Antonio, i njohur lokalisht si mali Baldy, dhe në zonën përreth gjatë katër javëve të fundit. Ai paralajmëroi alpinistët të “qëndrojnë larg” nga ajo zonë.

Javën e kaluar, një nënë e katër fëmijëve, të cilën miqtë e përshkruan si një alpiniste me përvojë, vdiq pasi rrëshqiti poshtë malit Baldy.

Artikuj të ngjashëm