Zhaku kapet edhe me Fjoralbën, shkas deklarata në Serbi

By

Deklarata e gazetares Zhaklin Lekatari që ndihej më e sigurt në Serbi se e rrethuar nga shqiptarë po vazhdon të krijojë reagime.

E radhës që ka thënë fjalën e saj duke u ‘kapur’ në këtë polemikë të krijuar nga Lekatari është moderatorja Fjoralba Ponari.

Përmes një cicërime në Tëitter, ajo ka kritikuar opinionisten e Big Brother VIP Albania.

‘Ti hedhësh kripë plagës, ende të hapur, të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është antishqiptare dhe çnjerëzore’, është shprehur Ponari.

Kjo ka ngjallur reagimin e Zhaklinës e cila i ka kërkuar ‘llogari’ Fjoralbës për mos-reagimin e saj gjatë afro pesë muajve të Big Brother kur ajo ofendohej ose siç shprehet vetë ‘masakrohej’, sidomos në hapësira virtuale.

Replika nuk ka munguar.

Debatin e plotë mund ta lexoni në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm