“Zgjoi” triumfoi në Francë me çmimin kryesor të festivalit

By

Filmi kosovar “Zgjoi” me skenar e regji të Blerta Bashollit ka arritur suksesin e radhës edhe në Francë.

“Hive – Zgjoi” ka triumfuar me çmimin e 13-të ndërkombëtar përkatësisht çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed” në Montpellier të Francës.

Lajmin për këtë e ndau vet aktorja Yllka Gashi përmes një postimi në Facebook. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm