Shtatori gjithnjë ka sjellë lëvizje në median shqiptare.
E ky që po vjen, duket të jetë edhe më dinamik se i kaluari që shkoi pa shumë lëvizje të mëdha.
Tashmë është e konfirmuar se dyshja Ori Nebijaj e Isli Islami nuk do të jenë në programin e mëngjesit të Top Channel.
Prezantuesi është konfirmuar. Ai do të jetë Blendi Salaj, gazetari me përvojë por që është tjetër profil nga fytyra e deritanishme e këtij programi, moderatori Isli Islami.
Teksa edhe formula do të ndryshojë, pjesë e programit do jetë edhe një këngëtare e njohur.
‘Zëvendësuesja’ e Orit, nëse mund të thuhet kështu, do të jetë këngëtarja Enxhi Nasufi.
Ajo para disa kohësh pati një eksperiencë televizive brenda Top Medias duke udhëhequr emisionin “Ora e Tiranës” kështuqë nisja në “Wake up” do jetë në një formë, rikthim për të si në ekran ashtu edhe në shtëpinë mediatike në fjalë. /Prive.al