Modelja e cila lakohet pothuajse çdo ditë në shtyp për format trupore e pozat provokative, Oriola Marashi ka muaj që është bërë zyrtarisht pjesë e labelit “OTR”, duke zëvendësuar këngëtaren Enca Haxhia pas prishjes së raporteve me Noizyn.
Mirëpo edhe pse kanë kaluar disa kohë që nga inkuadrimi i Oriolës në labelin e Noizyt akoma nuk ka debutuar me projektin e saj muzikor.
Në një intervistë së fundmi Noizy por edhe Marashi kanë treguar se kanë disa këngë gati por që ajo e debutimit akoma nuk ka ardhur pasiqë duhet të jetë e duhura për prezantimin e saj si këngëtare.
Një gjë është e sigurtë, Oriola në 2018 nis karrierën e saj./Prive.al