Arbenita Ismajli ka humbur një person të dashur në familjen e saj.
Përmes një shkrimi në instastory, ajo tregoi se motra e saj e mori në telefon për t’i treguar asaj se daja ka ndërruar jetë.
Modelja e njohur (e dashura e reperit Fero), tha se zemra e saj është thyer.
“Sapo më telefonoi motra, njëri dajë ka humbur jetën! Edhe pse ne nuk kemi qenë kurrë të lidhur, zemra ime u thye. Pusho në paqe”, ka shkruar ajo./Prive.al