“Zemër” arrin 100 milionë, a është kjo arritja më e madhe në karrierën e Dhurata Dorës?

By

Një muaj më parë, ajo publikoi këngën “Zemër” me reperin algjerian Sool King dhe suksesi u pa që në fillim.

Kënga ishte me predispozita për tu bërë një super hit dhe ashtu ndodhi.

Dhurata Dora dhe reperi nga Franca, morën zemrat e publikut me këngën e tyre menjëherë dhe mund ta dëgjoje ngado.

Suksesi u pa edhe me klikime në Youtube, pasi që në start ata morën mbi 2 milionë për vetëm një ditë.

Ndërsa tani, kënga ka arritur 100 milionëshin ndërsa Dhurata ka falënderime për të bërë!

“Ju faleminderit 100 milionë herë. Është arritja më e madhe në karrierën time. Jam e lumtur dhe shumë mirënjohëse”, ka shkruar Dhurata, duke falënderuar ekipin e saj që punoi për këngën. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm